• Kontakt
Sunday, November 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqi ndaj Veliajt në ngërç, tre në katër seanca shtyhen

09:14 : 29/11/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në seancën gjyqësore të 24 nëntorit, Gjykata e Posaçme u përball me një tjetër kërkesë të kryebashkiakut Erion Veliaj për shtyrjen e procesit për shkak të problemeve shëndetësore të të pandehurit.

Gjykata e rrëzoi kërkesën dhe vijoi procesin, duke vlerësuar se kërkesa e Veliajt për kryerjen e një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe përzgjedhjen e spitalit ishte kompetencë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

I arrestuar prej 10 shkurtit 2025, Erion Veliaj ka kaluar tashmë 21 muaj në paraburgim, pasi akuzohet për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Por njëri prej proceseve më të bujshme të së ashtuquajturës ‘drejtësi e re’ duket se është futur në ngërç, pasi nga 21 seanca të planifikuara, 16 janë shtyrë për arsye të ndryshme.

Këtyre u shtohen edhe 11 shtyrje gjatë fazës së seancës paraprake, e cila zgjati pesë muaj, ndonëse Kodi i Procedurës Penale parashikon një afat 30-ditor për vendimmarrjen e gjykatës mbi kërkesën e prokurorisë për dërgimin e çështjes në gjyq.

Lexo edhe:

Prokuroria e çoi në gjyq, Xhensila Myrtezaj thyen heshtjen: Të ardhurat e mia janë të ligjshme

Veliaj padi në Kushtetuese, kërkon pavlefshmërinë e akteve hetimore të SPAK

Juristët e konsiderojnë numrin e lartë të seancave të shtyra shqetësues, por kanë mendime të ndryshme mbi përgjegjësinë për vonesat dhe interesin që mund të ketë mbrojtja në zgjatjen e procesit.

Ish-prokurori dhe avokati Eugen Beçi sheh në kronologjinë e seancave indicie të një taktike zvarritëse të mbrojtjes, të favorizuar edhe nga problemet e sistemit gjyqësor.

“Përqindja më e madhe e shtyrjeve buron nga kërkesat procedurale dhe mungesat e avokatëve apo vetë të pandehurit, çka sinjalizon një synim për të fituar kohë,” tha Beçi, i cili e lidh këtë me një tentativë për të “zbehur provat”.

Ndërkohë, avokatët Dorian Matlija dhe Ledio Braho vlerësojnë se shtyrjet nuk mund të konsiderohen automatikisht si abuzim me të drejtat procedurale dhe se përgjegjësia për to duhet analizuar rast pas rasti.

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN deri në publikimin e shkrimit.

Vonesat paraprake

Erion Veliaj është një ndër politikanët e nivelit të lartë në Shqipëri që po përballet me një proces gjyqësor për veprat penale të korrupsionit.

Prokuroria e Posaçme e akuzon atë për nëntë raste të korrupsionit pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe një rreth biznesmenësh. Sipas akuzës, Veliaj dhe Xoxa ngritën një skemë përfitimesh të paligjshme përmes një rrjeti kompanish dhe organizatash jofitimprurëse, duke përfituar para dhe pasuri nga biznesmenë që merrnin kontrata publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës.

Veliaj i ka mohuar akuzat dhe ka kundërshtuar ligjshmërinë e hetimeve dhe të masës së arrestit, ndërsa ka pretenduar se i është cenuar e drejta e mbrojtjes për shkak të pengesave në njohjen me dosjen hetimore.

Vonesat dhe shtyrjet nisën që në shtator 2025 me seancat paraprake për shkak të mungesës së avokatëve, ndryshimit të mbrojtjes së Veliajt dhe kërkesave për kohë shtesë në përgatitjen e mbrojtjes. Mbrojtja pretendoi se Veliajt nuk i ishte mundësuar njohja me materialet voluminoze të dosjes. Vetëm më 9 shkurt 2026, pas 152 ditësh nga dorëzimi i dosjes në gjykatë, gjyqtarja e seancës paraprake, Etleva Deda, vendosi kalimin e çështjes për gjykim në themel.

Avokati Dorian Matlija i tha BIRN se tejkalimi i afatit ligjor të seancës paraprake nuk përbën një rast të izoluar në Gjykatën e Posaçme.

“Parimi i gjykimit të pandërprerë praktikisht nuk zbatohet dhe në shumë çështje seanca paraprake zgjat me muaj të tërë,” tha Matlija.

Sipas tij, përgjegjësia për vonesat është e përzier dhe lidhet me sjelljen e mbrojtjes, mënyrën se si prokuroria dhe gjykata administrojnë procesin, problemet me njoftimet dhe konsultimet e avokatëve me klientët e paraburgosur, si dhe mbingarkesën e sistemit gjyqësor.

“Në këto kushte, afati 30-ditor është thjesht një iluzion ligjor që nuk gjen dot zbatim,” shtoi ai.

Kalimi i dosjes për gjykim në themel nuk solli një ndryshim domethënës në ritmin e procesit.

Nga 16 seancat e shtyra në themel, gjashtë lidhen me bojkotin e avokatëve, një me mosnjoftimin dhe mosshoqërimin e Veliajt nga Drejtoria e Burgjeve, ndërsa nëntë të tjerat lidhen kryesisht me mungesat e të pandehurve apo avokatëve dhe kërkesat procedurale të mbrojtjes. Transferimi kontrovers i Veliajt në burgun e Fierit ka shërbyer gjithashtu si shkak për bllokim, pasi avokati Plarent Ndreca pretendon se po përballet me vështirësi për të takuar klientin e tij.

Avokati Ledio Braho i tha BIRN se një përqindje e lartë e seancave të shtyra është një sinjal shqetësues për procesin e rregullt ligjor, por shtoi se statistika në vetvete nuk mjafton për të përcaktuar përgjegjësinë.

“Duhet parë sa kohë ka zgjatur procesi në tërësi, sa komplekse është çështja, pse është shtyrë secila seancë dhe çfarë hapash ka ndërmarrë gjykata për ta vijuar,” tha Braho.

Sipas tij, mosshoqërimi i të pandehurit nga autoritetet e burgjeve apo bojkoti i përgjithshëm i vendosur nga Dhoma e Avokatisë nuk mund t’i ngarkohen automatikisht të pandehurit.

Paradoksi i paraburgimit

Një nga instrumentet që parashikon Kodi i Procedurës Penale për të penguar të pandehurit të përfitojnë nga shtyrjet e pajustifikuara të gjykimit është pezullimi i afateve të paraburgimit.

Neni 265 i Kodit parashikon pezullimin e këtyre afateve kur shtyrjet shkaktohen nga veprime apo kërkesa të padrejta të të pandehurit ose mbrojtësit të tij, me përjashtim të kërkesave për marrjen e provave, si dhe kur mungesa e avokatëve i lë të pandehurit pa mbrojtje.

Në disa prej seancave të shtyra ndaj Veliajt, përfshirë ato gjatë bojkotit të avokatëve, Gjykata e Posaçme ka vendosur pezullimin e afateve të paraburgimit. Kjo nënkupton se, ndonëse Veliaj vazhdon të qëndrojë fizikisht në burg, periudhat e pezulluara me vendim gjykate nuk përfshihen në llogaritjen e afateve ligjore të paraburgimit.

Në fakt, nëse nuk do të kishte pasur shtyrje të procesit dhe në mungesë të vendimeve për pezullimin e afateve, masa e paraburgimit ndaj Veliajt do ta kishte humbur fuqinë më 10 shtator 2026, një vit pas dorëzimit të dosjes në gjykatë. Megjithatë, vendimet e përsëritura për pezullimin e afateve e kanë zhvendosur këtë datë.

Veliaj ka ankimuar disa prej vendimeve të gjykatës për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Pavarësisht pezullimit të afateve, juristët vlerësojnë se një i pandehur mund të ketë interesa të tjera juridike ose taktike në zgjatjen e një procesi penal.

Ish-prokurori Eugen Beçi rendit mes tyre zbehjen e provave dhe kujtesës së dëshmitarëve me kalimin e kohës, pritjen e ndryshimeve të mundshme ligjore, por edhe uljen e presionit publik ndaj të pandehurit.

“Të dhënat tregojnë se nuk kemi të bëjmë thjesht me njërin fenomen, por me një bllokim të dyfishtë, ku gjasat më të mëdha anojnë drejt një taktike zvarritëse nga ana e mbrojtjes, e cila favorizohet edhe nga ngadalësia e sistemit,” tha Beçi.

Ndërkohë, Matlija vlerëson se ndonëse pezullimi i afateve neutralizon interesin e të pandehurit për të përfituar lirinë nga përfundimi i këtyre afateve, zgjatja e procesit mund të sjellë përfitime të tërthorta.

“Me kalimin e kohës, nevojat e sigurimit mund të zbehen dhe vazhdimi i paraburgimit bëhet më i vështirë për t’u justifikuar,” tha ai.

Megjithatë, Matlija thekson se nuk është gjithmonë e mundur të dallohet ushtrimi legjitim i të drejtave procedurale nga një strategji zvarritëse.

“Fakti që një kërkesë rrëzohet nuk do të thotë se ajo ishte abuzive detyrimisht”, tha Matlija, duke shtuar se mbrojtja në shumë raste synon të kundërshtojë çdo hap të akuzës dhe jo domosdoshmërisht të fitojë kohë.

“Në shumë raste zvarritja është më shumë pasojë sesa qëllim,” shtoi ai.

Përgjegjësia e gjykatës

Zvarritja e proceseve në Gjykatën e Posaçme shkon përtej çështjes “Veliaj” dhe juristët bien dakord se masa e pezullimit të afateve të paraburgimit nuk e zgjidh problemin.

“Pezullimi i afateve të paraburgimit mund të pengojë që një palë të përfitojë nga shtyrje të pajustifikuara që i atribuohen asaj, por nuk e përshpejton vetë gjykimin”, tha avokati Ledio Braho.

Sipas tij, gjykata ka përgjegjësi të organizojë një kalendar realist të seancave, të verifikojë paraprakisht njoftimin dhe shoqërimin e të pandehurve dhe të marrë masa për të garantuar përfaqësimin e tyre.

Ndërkohë, Matlija sheh nevojën për ndërhyrje më të hershme në proces, duke filluar që nga komunikimi i plotë dhe në kohë i dosjes hetimore, garantimi i kohës së nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes dhe përmirësimin e koordinimit mes gjykatës dhe palëve.

Sipas tij, ajo që shpesh perceptohet si taktikë zvarritëse e mbrojtjes mund të jetë edhe pasojë e mangësive procedurale të prokurorisë dhe gjykatës. Për juristët, një nga rreziqet më të mëdha që paraqet kombinimi i zvarritjes së gjykimit me pezullimin e përsëritur të afateve është që paraburgimi të humbasë karakterin e tij si masë sigurimi.

“Një paraburgim që zgjatet pafundësisht rrezikon të kthehet në një dënim të parakohshëm,” përfundoi Beçi. /Reporter.al/

Etiketa: Erion Veliajgjyq

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prokuroria e çoi në gjyq, Xhensila Myrtezaj thyen heshtjen: Të ardhurat e mia janë të ligjshme

18:37 : 27/11/2026
AKTUALITET

Veliaj padi në Kushtetuese, kërkon pavlefshmërinë e akteve hetimore të SPAK

17:15 : 27/11/2026
AKTUALITET

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

15:02 : 27/11/2026
AKTUALITET

Veliaj doli nga “narkoza”, është çështje goje, jo këmbe!

13:20 : 27/11/2026
AKTUALITET

Erion Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës

11:05 : 27/11/2026
AKTUALITET

Veliaj dhe Spiropali sfidojnë Ramën, por jo dominimin e tij në PS

08:36 : 26/11/2026

TË GJITHA

Gjyqi ndaj Veliajt në ngërç, tre në katër seanca shtyhen

09:14 : 29/11/2026

Protesta e 28 nëntorit, policia arreston 12 persona dhe procedon 19 të tjerë

09:04 : 29/11/2026

Reshje dëbore në Kukës, vështirësi në qarkullim dhe ndërprerje të energjisë elektrike

08:48 : 29/11/2026

Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese në Ksamil

08:36 : 29/11/2026

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

08:24 : 29/11/2026

Këmbimi valutor 29 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

08:12 : 29/11/2026

Shi deri në mesditë, borë në verilindje e juglindje, parashikimi i motit për sot

08:01 : 29/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com