Policia e Tiranës arrestoi një 18-vjeçar, i dyshuar se hodhi koktej molotov në drejtim të efektivëve pranë ish-hotel “Dajtit”, duke iu rrezikuar jetën dhe shëndetin.
Pjesëmarrës në protestën e dhunshme të një dite më parë, i riu akuzohet për disa vepra penale, mes tyre vrasje e punonjësit të Policisë, e mbetur në tentativë.
Tiranë, hodhi koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre, arrestohet 18-vjeçari.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të veprimeve hetimore për evidentimin dhe dokumentimin e akteve të dhunshme gjatë protestës së zhvilluar dje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Q., 18 vjeç.
Arrestimi i tij u krye pasi, dje, pranë ish-hotel ‘Dajti’, hodhi koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë të planizuar me shërbim, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale ‘Vrasja e punonjësit të Policisë’, mbetur në tentativë, ‘Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse’, ‘Shkatërrimi i pronës’, ‘Goditja për shkak të detyrës’, ‘Prishja e qetësisë publike’, ‘Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik’ dhe ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’.