Tiranë, hodhi molotov në drejtim të policisë gjatë protestës, arrestohet 18-vjeçari (VIDEO)
Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka hedhur një koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet.
Në pranga ka rënë shtetasi Andrea Qorraj, i cili u identifikua pas veprimeve hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4.
Sipas njoftimit zyrtar, i riu dyshohet se pranë ish-hotel “Dajti” ka hedhur një koktej molotov në drejtim të efektivëve të Policisë që ishin të angazhuar me shërbim, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre.
Në lidhje me këtë ngjarje, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, mbetur në tentativë, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse”, “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Hetimet për dokumentimin e plotë të akteve të dhunshme gjatë protestës vijojnë.
Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Fier, dëmtohet fasada
Dhuna gjatë tubimit në Tiranë, arrestohen 12 persona dhe procedohen 19 të tjerë, plagosen 17 efektivë policie
29 Nëntori, Rama uron shqiptarët për Ditën e Çlirimit
- 09:03 Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Fier, dëmtohet fasada
- 09:00 Dhuna gjatë tubimit në Tiranë, arrestohen 12 persona dhe procedohen 19 të tjerë, plagosen 17 efektivë policie
- 08:34 29 Nëntori, Rama uron shqiptarët për Ditën e Çlirimit
- 08:05 Ksamil, shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese, shkaktohen dëme materiale
- 21:38 47 të lënduar nga protesta në Tiranë, mes tyre një deputet, gazetarë dhe efektivë policie
- 21:29 Demo thirrje qytetarëve pas protestës: Të bashkohemi kundër dhunës, Shqipëria është e të gjithëve