Protesta e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, e cila u shoqërua me episode të dhunshme dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë, vijon të jetë në fokus të hetimeve. Policia e Tiranës ka arrestuar një 18-vjeçar, i cili dyshohet se ka hedhur koktej molotov në drejtim të efektivëve pranë ish-hotel “Dajti”, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre. Policia e ka ilustruar rastin me video, teksa i riu akuzohet për disa vepra penale, mes tyre edhe vrasje e punonjësit të Policisë, e mbetur në tentativë. “Tiranë, hodhi koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre, arrestohet 18-vjeçari.