Sunday, November 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

91 koktej molotov, 166 fishekzjarrë, 59 tuba metalikë për protestën në Tiranë; një e arrestuar, dy në kërkim

timoni.al by timoni.al
November 29, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
91 koktej molotov, 166 fishekzjarrë, 59 tuba metalikë për protestën në Tiranë; një e arrestuar, dy në kërkim
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një operacion policor i koduar “DISTRIBUTION OF ELEMENTS” u finalizua në Tiranë në vijim të hetimeve për aktet e dhunës gjatë protestës së datës 28 nëntor. Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, bazuar në informacionet operative për sigurimin dhe shpërndarjen e sendeve të kundërligjshme, kreu veprime që çuan në arrestimin në flagrancë të një shtetaseje dhe në shpalljen në kërkim të dy personave të tjerë.

Gjatë veprimeve u arrestua shtetasja F. P., 29 vjeçe, e lokalizuar në rrugën “Qemal Stafa” në një automjet tip “Fiat”. Nga kontrolli i automjetit u sekuestruan 91 koktej molotov, 166 fishekzjarrë, 17 kapsolla, 59 tuba metalikë, 2 maska kundragaz, veshje të ndryshme, doreza, maska, kapele, 2 aparate celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Në njoftimin zyrtar të policisë evidentohet se këto sende ishin siguruar dhe do t’u viheshin në dispozicion pjesëmarrësve në tubim me qëllim përdorimin e tyre në akte të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 29-vjeçarja, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë të identifikuar si I. M., 28 vjeç, dhe R. S., 39 vjeç., të cilët janë shpallur në kërkim, kanë siguruar dhe shpërndarë sendet e kundërligjshme për pjesëmarrësit në protestë. Policia njofton se vijon puna për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe përcaktimin e përgjegjësisë penale për secilin prej tyre.

Materialet procedurale të përgatitura gjatë operacionit iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Tërmet i fuqishëm në Los Anxhelos: mbi 40 pasgoditje dhe panik në aeroport e në zonat bregdetare

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al