Gjashtë vjedhje në subjekte tregtare janë zbardhur nga Policia e Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar “Again”.
Në pranga ka rënë një 23-vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje, i cili dyshohet se ka marrë shuma parash, pajisje elektronike dhe sende me vlerë në gjashtë biznese në lagje të ndryshme të qytetit.
NJOFTIMI:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e rendit, si rezultat i punës hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, kanë bërë të mundur zbardhjen e 6 rasteve të vjedhjes, si dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit:
- E. Xh., 23 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.










