Spanja në zgjedhje/ Gara mes Núñez Feijóo dhe Sanchez, ekstremistët synojnë pushtetin

29 Nëntor 2026 | 11:21

Spanjollët po votojnë këtë të diel për zgjedhjet që do t’i japin formë të ardhmes politike të vendit. Votimi mund t’i hapë rrugë krijimit të një qeverie të re, me liderin e opozitës Alberto Núñez Feijóo si kryeministër dhe të djathtën ekstreme që mund të hyjë në qeveri për herë të parë që nga fundi i diktaturës së Franco.

Në rast të kundërt, vendi mund të ketë Pedro Sanchez, në pushtet që prej 2018-s, sërish në krye të qeverisë me një mandat të ri.

Zgjedhjet vijnë pas një periudhe të vështirë të karakterizuar nga pandemia, kriza energjetike, inflacioni në rritje, kriza migratore, përmbytjet shkatërruese në Valencia dhe blackout-i energjetik i vitit 2025.

Gjithashtu, strehimi, emigracioni, ekonomia dhe dyshimet për korrupsion tek njerëz të afërt me kryeministrin kanë dominuar fushatën elektorale.

Rreth 38 milionë e 616 mijë spanjollë gëzojnë të drejtën e votës, thuajse 1.15 milionë më shumë se në korrik të 2023-shit. Nga këta, mbi 2.6 milionë jetojnë jashtë vendit, ndërsa 1.6 milionë do të mund të votojnë për herë të parë.

Votuesit do të zgjedhin 350 anëtarë të Kongresit dhe 209 senatorë, përmes 61 mijë e 33 qendrave të votimit të ngritura dhe rreth 210 mijë kutive të përhapura në shkallë vendi. Ndërkohë, buxheti i procesit elektoral ka shkuar mbi 243 milionë euro.

Për herë të parë, votuesit do të mund të  përdorin kartat digjitale të identitetit përmes aplikacionit MiDNI. Ministria e Brendshme ka shpërndarë mbi 60 mijë kode QR në qendrat zgjedhjore për të mbështetur sistemin e ri.

Ministria e Brendshme ka mobilizuar mbi 100 mijë policë për të garantuar sigurinë. Prania më e madhe e agjentëve rezulton në Andaluzi, Madrid dhe Katalonjë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontratat komunale me të afërmit, zëvendësministri i Brendshëm grek jep dorëheqjen

Zëvendësministri i Brendshëm grek, Vangelis Liakos njoftoi këtë të shtunë dorëheqjen e tij pas raportimeve që pretendonin se bashkitë kishin dhënë kontrata të drejtpërdrejta me...
12:44 | 28/11/2026

Gruaja që mund të thyejë BE-në

Marine Le Pen po shihet si sfida më serioze populiste me të cilën është përballur Bashkimi Evropian në historinë e tij. Nëse fiton zgjedhjet presidenciale...
12:22 | 28/11/2026

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kontaktuar kryeministren italiane Giorgia Meloni, pas polemikave të shkaktuara nga deklaratat e tij në një intervistë për BBC-në lidhur me...
21:36 | 27/11/2026