Protesta e sotme në Tiranë, nis grumbullimi i tubuesve në sheshin “Skënderbej”
29/11/2026 11:38
Ka nisur grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej” për tubimin e sotëm të thirrur për orën 12:00.
Mbetet të shihet nëse tensionet do të vijojnë me intensitetin e djeshëm, kur mbi 60 persona përfunduan me lëndime në spital.
Pas grumbullimit, mbetet të shihet nëse tubimi do të vijojë pranë Ministrisë së Arsimit apo protestuesit do t’i drejtohen menjëherë Kryeministrisë.
Top Channel