Policia e Durrësit ka zbardhur gjashtë vjedhje të kryera në gjashtë subjekte tregtare ndërsa ka arrestuar dhe hajdutin e dyshuar. Në pranga ka përfunduar një 23-vjeçar, i dënuar më parë po për vjedhje. Aksioni I koduar Again u zhvillua pas provave të mbledhura nga ana e hetuesve. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 23-vjeçari ka vjedhur shuma parash, pajisje elektronike dhe sende të ndryshme me vlerë, në 6 biznese, në lagjet nr. 3, 8, 15, 16, 17 dhe 18 të qytetit bregdetar.