• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

U shoqërua me forcë në polici, protestuesi: Këtij shteti flamuri kuqezi iu duket si armë!

by Bota Bota
November 29, 2026
in Aktualitet
U shoqërua me forcë në polici, protestuesi: Këtij shteti flamuri kuqezi iu duket si armë!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shaban Brika, i njohur ndryshe si “Shabani i Flamurit”, pasi në çdo protestë shfaqet me flamurin kuqezi në duar, ka rrëfyer për News24 momentet e shoqërimit të tij nga policia gjatë protestës së fundit kombëtare të mbajtur ditën e djeshme.

Në një prononcim për News24, Brika pretendon se është marrë me forcë nga efektivët pranë Kryeministrisë, pasi po valëviste flamurin shqiptar. Ai thotë se është shoqëruar rreth orës 19:30, së bashku me Arben Kolën, ndërsa gjatë ndërhyrjes është goditur nga disa efektivë.

“Po valëvisja flamurin, dhanë urdhër të më arrestonin mua dhe Arben Kolën. Jam shoqëruar në orën 19:30 të darkës. Nga Kryeministria më morën me dhunë, gjashtë policë dhe më goditën pas qafe. Nuk e lëshova flamurin kurrë. Njëri nga policët më tha: ‘Nuk e do ti flamurin më shumë se unë’. Më sekuestruan edhe flamurin. Mesa duket, flamuri u duket armë këtij shteti”, rrëfen Brika.

Ai thotë se është ndaluar disa herë gjatë protestave dhe se ka marrë edhe pesë apo gjashtë gjoba, të cilat shprehet se nuk ka ndërmend t’i paguajë.

“Jam ndaluar disa herë, kam marrë edhe pesë-gjashtë gjoba. Gjobat nuk i kam paguar dhe as nuk kam plan t’i paguaj. Nuk i trembem as plumbit të gomës. Edhe plumbi i vërtetë mbase ma merr jetën, por ma merr me faqe të bardhë”, shprehet ai.

Në prononcimin e tij, Brika i bën thirrje policisë të tërhiqet nga përplasjet me protestuesit, duke kritikuar përdorimin e plumbave të gomës ndaj të rinjve.

“Policia duhet të tërhiqet, jo t’u prishin fytyrën gocave dhe çunave të rinj me plumba gome. Po bëjnë shumë gjëra të pakëndshme. U them shqiptarëve të ngrihen për veten e vet”, përfundon ai.

Tags: Protestë
Previous Post

Rëndohet bilanci/ Ministria e Shëndetësisë: 61 të lënduar pas protestës së 28 Nëntorit. Efektivë, protestues dhe 1 gazetar ende të shtruar në spital

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

U shoqërua me forcë në polici, protestuesi: Këtij shteti flamuri kuqezi iu duket si armë!

U shoqërua me forcë në polici, protestuesi: Këtij shteti flamuri kuqezi iu duket si armë!

November 29, 2026
Rëndohet bilanci/ Ministria e Shëndetësisë: 61 të lënduar pas protestës së 28 Nëntorit. Efektivë, protestues dhe 1 gazetar ende të shtruar në spital

Rëndohet bilanci/ Ministria e Shëndetësisë: 61 të lënduar pas protestës së 28 Nëntorit. Efektivë, protestues dhe 1 gazetar ende të shtruar në spital

November 29, 2026
Edhe sot protestë/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

Edhe sot protestë/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

November 29, 2026
Misioni i shpëtimit përfundon në tragjedi, rrëzohet helikopteri ushtarak në Peru! 8 viktima

Misioni i shpëtimit përfundon në tragjedi, rrëzohet helikopteri ushtarak në Peru! 8 viktima

November 29, 2026
VIDEO/ Hodhi molotov drejt efektivëve të Policisë gjatë protestës, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

VIDEO/ Hodhi molotov drejt efektivëve të Policisë gjatë protestës, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

November 29, 2026
Dëborë mbi 20 centimetra në qafat malore, ngrica në disa akse të Kukësit dhe Dibrës

Dëborë mbi 20 centimetra në qafat malore, ngrica në disa akse të Kukësit dhe Dibrës

November 29, 2026
Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

November 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 29 Dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e diel, 29 nëntor 2026

November 29, 2026
Me hematoma në kokë/ Maliqi nxjerr pamjet: 20-vjeçari nga Kuçova në reanimacion!

Me hematoma në kokë/ Maliqi nxjerr pamjet: 20-vjeçari nga Kuçova në reanimacion!

November 29, 2026
Pamje të rënda/ Momenti kur protestuesit i nxjerrin plumbat nga mjekra

Pamje të rënda/ Momenti kur protestuesit i nxjerrin plumbat nga mjekra

November 28, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Përplasje me armë zjarri në Itali, ekzekutohet shqiptari

    Përplasje me armë zjarri në Itali, ekzekutohet shqiptari

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet lokale të 9 majit, kandidatët e mundshëm të PS-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Horoskopi për ditën e mërkurë, 25 nëntor 2026

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL