Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ka marrë mbështetjen e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë për hartimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për periudhën 2027–2031.
OSBE-ja njoftoi se dokumenti synon ta zhvillojë Akademinë si qendër ekselence për edukimin në fushën e sigurisë publike, duke ngritur standardet e trajnimit dhe duke nxitur bashkëpunim më të ngushtë brenda sektorit të sigurisë.
Të lidhura
None found
Strategjia pritet të ndihmojë, në planin afatgjatë, në krijimin e një sektori sigurie më profesional, më të aftë për t’u përshtatur me ndryshimet dhe më rezistent.
Një tjetër synim është përmirësimi i kapaciteteve të sektorit për t’iu përgjigjur sfidave të reja dhe nevojave në zhvillim për siguri të të gjitha komuniteteve në Kosovë.







