Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arrestohet Fatime Paja, artistja e “Revolucionit të Flamingove”

29/11/2026
Arrestohet Fatime Paja, artistja e “Revolucionit të Flamingove”

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Fatime Paja, 29-vjeçarja e njohur si një prej artisteve që krijuan figurat e flamingove të përdorura në protestat kundër projektit turistik në Nartë, është arrestuar pas protestës së 28 Nëntorit në Tiranë.

Policia dyshon se Paja, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, siguronte dhe shpërndante sende të kundërligjshme për t’ua vënë në dispozicion protestuesve, me qëllim përdorimin e tyre në akte të dhunshme ndaj efektivëve të Policisë dhe institucioneve shtetërore.

Ajo u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Distribution of Elements”, pasi u lokalizua në rrugën “Qemal Stafa”, në një automjet tip “Fiat”.

“Gjatë kontrollit të makinës, policia sekuestroi 91 kokteje molotov, 166 fishekzjarrë, 17 kapsolla, 59 tuba metalikë, dy maska kundragaz, veshje, doreza, kapele, dy telefona celularë dhe sende të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në fakt siç shihet edhe në videon e transmetuar nga policia, sekuestrimet përfshijnë materiale pikture si dhe mjete të zakonshme proteste si shkopinj për flamuj.

Screenshot

Në të njëjtën procedim janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, 28 dhe 39 vjeç, me inicialet I.M. dhe R.S. Policia thotë se po vijon puna për kapjen e tyre dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Sponsorizuar

Fatime Paja ishte bërë e njohur gjatë protestave kundër projektit turistik në Nartë, ku flamingoja u përzgjodh si simbol i kundërshtimit të projektit. Figurat e krijuara nga artistët i dhanë lëvizjes emrin “Revolucioni i Flamingove”.

Gjatë marshimeve, Paja merrte megafonin dhe udhëhiqte thirrjet “Shqipëria nuk shitet!” dhe “Mos e prekni Nartën!”. Ajo organizonte gjithashtu, së bashku me artistë të tjerë, aktivitete vizatimi dhe ngjyrosjeje për fëmijët.

Në një intervistë për Associated Press, më 20 qershor, Paja kishte shpjeguar edhe rolin që i jepte artit në angazhimin e saj qytetar.

“E kam përdorur prej kohësh artin si një mjet për të shprehur padrejtësitë dhe pakënaqësinë që lidhen me jetën e përditshme civile në Shqipëri”, ishte shprehur ajo.

Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.a.b

Nga arkivi

  • Dibër, 2 vëllezërit në sherr dramatik, veç policia ia doli
  • TIRANË/ Vodhën kasafortën e një biznesi, çfarë bënë tek liqeni më pas
  • Tabachinno-kokaino, vihet në pranga shitësi në dyqan në Dhërmi
  • Bulqizë, aksident i rëndë mes 3 makinave, 3 të plagosur
  • ‘Markata e mallrave luksoze’ nga Franca, bien në pranga 12 persona. SPAK jep detajet
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq

Po ndodh

Arrestohet Fatime Paja, artistja e “Revolucionit të Flamingove”

Arrestohet Fatime Paja, artistja e “Revolucionit të Flamingove”

29/11/2026
35 të plagosur gjatë protestës së 28 Nëntorit, mes tyre 12 protestues dhe 6 gazetarë

U ndeshën me policinë në protestën e 28 Nëntorit, 13 në pranga

29/11/2026
35 të plagosur gjatë protestës së 28 Nëntorit, mes tyre 12 protestues dhe 6 gazetarë

61 të plagosur gjatë protestës së 28 Nëntorit, mes tyre 22 protestues dhe 6 gazetarë

29/11/2026
Berisha për protestën e 28 Nëntorit: Qëndresë epike kundër regjimit të Ramës

Berisha për protestën e 28 Nëntorit: Qëndresë epike kundër regjimit të Ramës

28/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet Fatime Paja, artistja e “Revolucionit të Flamingove”

Arrestohet Fatime Paja, artistja e “Revolucionit të Flamingove”

29/11/2026
35 të plagosur gjatë protestës së 28 Nëntorit, mes tyre 12 protestues dhe 6 gazetarë

U ndeshën me policinë në protestën e 28 Nëntorit, 13 në pranga

29/11/2026
35 të plagosur gjatë protestës së 28 Nëntorit, mes tyre 12 protestues dhe 6 gazetarë

61 të plagosur gjatë protestës së 28 Nëntorit, mes tyre 22 protestues dhe 6 gazetarë

29/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

165.330 artikuj gjithsej