Tre persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin se po përgatitnin kryerjen e një vrasjeje.
Operacioni është zhvilluar nga Prokuroria, Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), me bastisje në disa lokacione në Prishtinë, Obiliq dhe Gjakovë.
Gjatë aksionit janë sekuestruar dy armë zjarri, njëra me shurdhues, si dhe municion.
Të tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria pritet të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.













