TIRANË- Edhe pse më të paktë në numër, qytetarët janë mbledhur sërish në protestë edhe në Ditën e Çlirimit. Me simbole kuqezi, protestuesit marshuan nga sheshi në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Mes tyre janë shfaqur edhe grupe të rinj me maska, që një ditë më parë organizuan sulmet e dhunshme me molotovë në drejtim të efektivëve dhe institucioneve.
Protestuesit lanë një mbishkrim në murin e godinës kundër kryeministrit Edi Rama dhe kjo bëri që policia me skafandra të rrethonte menjëherë godinën. Edhe sot, efektivët i kanë skafandrat e veshura me flamujt kuqezi, çka bëri që qytetarët në kor të thërrisnin “hiqeni flamurin”.
Lajmi në përditësim....

Tensionet e para kanë nisur në protestë. Një grup protestuesish lanë një mbishkrim fyes ndaj Edi Ramës në murin e Kryeministrisë. Efektivët e policisë, të pajisur me skafandra, dolën menjëherë para godinës qeveritare.
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë me thirrjet “Poshtë diktatura!”. Në krye të marshimit u panë edhe një grup të rinjsh të maskuar dhe me shkopinj në duar.
-
Qe me kete moment duhet nderhyrje ata me maska e me shkop direct ne Burrel jo gjytarve te korruptuar te Tiranes.
Përgjigju












Komente
Komento