Aktualitet

Protesta kombëtare në Tiranë, tensione në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”!

Protesta e sotme antiqeveritare në Tiranë, e nisur në mënyrë të qetë, ka përshkallëzuar rreth orës 14:00 në një përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Këta të fundit hodhën gurë, molotovë e fishekzjarre drejt efektivëve te shkallët e Kryeministrisë, duke kaluar në konfrontim, ashtu si edhe dje.

Policia u riorganizua për t’u vendosur në krahët e selisë së qeverisë dhe më pas ndërhyri duke avancuar me vrapim të sinkronizuar për t’i larguar. Nga blutë u hodh gaz lotsjellës e spraj me piper në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Po ashtu, nisën shoqërimet.