Merkato/ Ftohet pista “Muçi”, Roma ofron 35 mln euro për Lookman

Për të përballuar pjesën e mbetur të sezonit Gian Piero Gasperini u ka kërkuar drejtuesve amerikanë të Roma-s një përforcim në sulm.
Pak ditë më parë në mediet turke u përfol se Ernest Muçi ishte një profil i pëlqyer nga tekniku italian dhe klubi italian ishte gati t’i ofronte Trabzonit rreth 22 milionë euro në këmbim të shërbimeve të shqiptarit.
Por sot “Corriete dello Sport” ka bërë me dije se Roma është e gatshme të ofrojë 35 milionë euro për kartonin e Ademola Lookman. Sulmuesi i nigerian i Atlético-s nuk është përshtatur me La Liga-n dhe rikthimi në Serie A do të ishte i mirëpritur. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



