Kronikë
Kaos në kryeqytet! Protestuesit sulmojnë me molotovë, efektivët nisin shoqërimet

Protesta para Kryeministrisë është tensionuar pasi protestuesit sulmuan me molotovë në drejtim të efektivëve.
Policia iu kundërpërgjigj duke përdorur spraj me piper dhe gaz lotsjellës.
Gazetarja e Vizion Plus, Keisi Topi raporton se uniformat blu kanë nisur edhe shoqërimet e para.
Përplasjet vijnë në vijim të ndërhyrjes së policisë pranë Kryeministrisë, ku efektivët përdorën spraj piperi dhe autobotin me ujë për të zhvendosur protestuesit nga shkallët e godinës.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




