Situata para godinës së Kryeministrisë është përshkallëzuar, ku protesta është shoqëruar me përplasje të forta mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.
Pas përdorimit të sprajit me piper dhe gazit lotsjellës nga policia, qytetarët janë kundërpërgjigjur duke hedhur molotovë në drejtim të efektivëve.
Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon përdorimin e gazit lotsjellës për shpërndarjen e turmës, ndërsa disa prej protestuesve janë shoqëruar në polici.
Tensionet vijojnë të jenë të larta në zonën para Kryeministrisë, ku situata është përshkallëzuar në përplasje mes dy palëve.
Shfaq Komentet (0)






