Ka nisur marshimi i qytetarëve në drejtim të Kryeministrisë.
Që prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, ku më pas nisi edhe marshimi drejt godinës qeveritare.
Tubimi i sotëm vjen pas protestës kombëtare të mbajtur ditën e djeshme, në Ditën e Pavarësisë, ku qytetarët shprehën edhe një herë pakënaqësitë ndaj qeverisë. Kërkesa kryesore mbeti dorëheqja e parevokueshme e kryeministrit Edi Rama, një kërkesë që artikulohet prej muajsh.
Protestat dhe revolta qytetare vijojnë prej rreth gjashtë muajsh, ndërsa pakënaqësia ndaj qeverisjes është shoqëruar me tubime dhe thirrje të vazhdueshme për ndryshim.
Shfaq Komentet (0)






