Bayernit nuk i mbyllen problemet, kampionët e Gjermanisë humbasin edhe Laimer
Bashkëshortet dhe partneret e disa shokëve(dhe ish shokëve) të skuadrës kanë reaguar përmes rrjeteve sociale ndaj Manuel Neuer, duke rritur tensionet në dhomët e zhveshjes së Bayernit të Mynihut pas ndarjes së portierit nga bashkëshortja e tij e dytë, Anika.
Gjithçka nisi nga një postim në Instagram nga terapeutistja e çiftit Ruth Marquardt, që shprehu zemërimin e saj në drejtim të baballarëve që i lënë partneret e tyre pas ardhjes në jetë të një fëmije duke gjetur mbështetjen e partnereve të lojtarëve të Bayernit që e shpërndanë postimin e saj-shumë prej tyre e shpërndanë sërish videon, duke e drejtuar në fakt gishtin akuzues nga portieri.
Ndërkaq pati ‘like’ edhe nga Lina Kimmich, bashkëshortja e zv/kapitenit, Joshua Kimmich, Ann-Kathrin Götze, bashkëshortja e Mario Götze, Sophia Schneiderhan, partnerja e Michael Ballack, e madje edhe nga bashkëshortja e parë e Neuer, Nina Weiss.
Top Channel