Molotovë, kapsolla dhe gaz lotsjellës, tensionohet protesta te kryeministria
🇬🇧 Read in EnglishProtesta që po zhvillohet këtë të diel para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.
Disa prej pjesëmarrësve kanë hedhur bomba molotov, fishekzjarre dhe kapsolla në drejtim të kordonit të efektivëve të vendosur përpara godinës së Kryeministrisë.
Në përgjigje, Policia ka përdorur spraj me piper për të shpërndarë protestuesit, ndërsa më pas ka ndërhyrë edhe me gaz lotsjellës.
Pak para nisjes së incidenteve, një grup të rinjsh kishte shpalosur një banderolë me mbishkrimin: “Rama tradhtar! Lordi i kokainës në Ballkan”.
Protesta e sotme vjen një ditë pas përplasjeve të dhunshme të 28 Nëntorit, të cilat u shoqëruan me përdorimin e molotovëve, gazit lotsjellës dhe ujit me presion.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



