Deputeti i PD, Kliti Hoti është goditur me plumb gome gjatë përplasjes mes protestuesve dhe policisë.
Hoti është goditur në pjesën e shpinës ndërsa pas ngjarjes, aika marrë ndihmën e parë nga grupi i vullnetarëve që ndodhej në zonë.
Më pas, ai është shoqëruar me ambulancë dhe po transportohet drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa priten detaje të mëtejshme për rrethanat e incidentit.














