Insajderi
Sport

Mourinho shpërthen ndaj gjyqtarit: Pas Mbappes dhe Viniciusit, mbrëmë e kishte radhën Bellingham

Insajderi
29 November 2026 - 14:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mourinho shpërthen ndaj gjyqtarit: Pas Mbappes dhe Viniciusit, mbrëmë e kishte radhën Bellingham
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jose Mourinho ka kritikuar gjyqtarin pas humbjes së Real Madridit ndaj Alavesit, duke vënë në pikëpyetje vendimet e tij dhe duke ironizuar me përjashtimet e futbollistëve madrilenë në sezonet e fundit.

Trajneri portugez u ndal veçanërisht te një rast i diskutueshëm për penallti, për të cilin Jude Bellingham i kishte thënë se ishte prekur nga kundërshtari.

Mourinho deklaroi se, duke u bazuar në fjalët e futbollistit, kishte arsye të besonte se duhej të akordohej penallti, ndonëse pamjet e shikuara shpejt në iPad i kishin krijuar përshtypjen se rasti mund të ishte i diskutueshëm.

Më pas, Mourinho përdori ironi për të kritikuar gjyqtarin, duke kujtuar se dy sezone më parë kishte përjashtuar Kylian Mbappenë, sezonin e kaluar Viniciusin, ndërsa këtë herë Jude Bellinghamin.

“Do të shohim nëse sezonin e ardhshëm do t’i vijë radha Courtois”, deklaroi Mourinho me ironi.

Në fund, trajneri portugez shtoi se sipas tij gjyqtari dëshiron të tregojë autoritetin e tij dhe të dëshmojë se është i jashtëzakonshëm, por theksoi se nuk dëshiron të thotë se Real Madridi e humbi ndeshjen për shkak të referimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark