Pas disa minutash qetësie, tensionet janë rikthyer në bulevard, ku situata mes protestuesve dhe forcave të policisë është përshkallëzuar sërish.
Në rrugë ka dalë një automjet ujëhedhës, i shoqëruar nga dhjetëra efektivë policie. Nga ana tjetër, protestuesit kanë hedhur gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të forcave të rendit.
Policia po përpiqet të avancojë dhe të shpërndajë turmën, me qëllim që protestuesit të mos grumbullohen në numër të madh.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, efektivët kanë nisur përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës.


