Gjilani – Drita, publikohen formacionet zyrtare për superderbin

Gjilani dhe Drita kanë publikuar formacionet zyrtare për derbin e madh, i cili zhvillohet sot nga ora 16:00 në Gjilan, në stadiumin me bari artificial.
Dy skuadrat rivale do të përballen në kuadër të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës, në një nga ndeshjet më të mëdha të futbollit kosovar.
Pritet një përballje interesante mes dy rivalëve të përbetuar, të cilët synojnë fitoren dhe krenarinë në derbin më të madh.
Gjilani: Coric, Thaqi, Ibrahimi, Limani, Krivanjeva, Bllaca, Boshnjaku, Tolaj, Bajraktari, Bilalli, Zeka.
Drita: Maloku, B.Krasniqi, Pëllumbi, Salihu, Ovokua, Limaj, Dabiqaj, Nguena, Jashari, Balaj, Krasniqi.
/Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 minutë më parë
Top Lajme
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate








































