• Kontakt
Sunday, November 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandalet te Albchrome, ikën Teuta Üstündağ, roli në firmën koncesionare të kromit

15:24 : 29/11/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmet e Dites

Firma koncesionare që po shfrytëzon vendburimin e kromit në Bulqizë, apo edhe disa fabrika të ferrokromit në Klos, Burrel dhe Elbasan, është vënë në qendër të disa skandaleve, fillimisht me bilancet tepër të dyshimta dhe së fundmi me mbetjet kancerogjene, për të cilat ka filluar edhe një hetim nga Prokuroria e Elbasanit.

Dyshimet janë se, me manovra tepër kriminale, drejtuesit e kompanisë “Albchrome” po zhvasin pasurinë, duke mos paguar taksa, divident e helmuar popullatën e punëtorët, ndërkohë që vendimmarrja e kompanisë mëmë turke veçse sa shton aludimet për një aferë kriminale.

Në pjesën e parë të investigimit, Vox News publikoi foto dhe dokumente të disa personazheve që kryqëzohen me disa firma, të cilët me manovra dhe punë të pista, a kanë arritur që t’i shpëtojnë drejtësisë, ndërkohë që janë pasuruar në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Bëhet fjalë për administratoren e “Albchrome”, Teuta Üstündağ, e cila prej shumë vitesh zvarritje arriti të katapultohej në një nga firmat më fitimprurëse në vendin tonë.

Madje, me lidhje tepër të fuqishme me biznesmenë turq, ajo u emërua për gati 1 vit e 2 muaj në firmën që menaxhon minierën më të madhe të kromit si dhe zotëron koncesionin e uzinave të ferrokromit. Ish-sekretarja dhe ish-protokolluesja në disa kompani udhëhoqi këtë firmë si administratore, duke mbaruar disa punë (të pista) me lidhjet që kishte. Së fundmi, pas skandaleve të njëpasnjëshme te Albchrome, Teuta u largua si administratore.

Faksimile: Vendimi aksionerëve të firmës turke që menaxhon minierën e kromit në Bulqizë për dorëheqjen e Teutës

Prej më shumë se 14 muajsh, njeriu më i rëndësishëm i kompanisë koncesionare “Albchrome” ka qenë Teuta Üstündağ, e cila fillimisht ka qenë administratore e parë dhe më vonë është dubluar nga firma mëmë, pas dyshimeve për abuzime. Emërimi i saj ka qenë “me porosi” të disa biznesmenëve të tjerë turq, të cilët me lidhjet e drejtpërdrejta me administratën shtetërore shqiptare, arritën që t’a bënin një faktor kyç, por shpërthimi i skandalit me mbetjet kancerogjene duket se ka qenë vetëm “maja e ajsvergut”.

Lexo edhe:

Mjegulla e dendur përfshin aksin rrugor Tiranë-Peshkopi, vështirësi në qarkullim

Bashkëshorti i zv/guvernatores Holta Zaçaj në skandalin e mbetjeve toksike të Albchrome

Në datën 24 nëntor 2026, kompania koncesionare “Albchrome” ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit vendimin për “dorëheqjen” e Teuta Üstündag. Duket se, drejtimi i firmës koncesionare është shoqëruar vitet e muajt e fundit me skandale të njëpasnjëshme, njësoj si me firma të tjera koncesionare, që falimentuan, negociuan, hapën kompani të tjera apo edhe s’paguan taksa. Por, pika më kritike e vetë Teutës ka qenë helmimi i Elbasanit, ku në uzinën e Ferrokromit u gjetën sasi të mëdha të pluhurit kancerogjen.

Te “Albchrome” kishin gjetur njeriun e duhur për të bërë këto manovra, pasi vetëm disa muaj pas emërimit si administratore, Teuta ka nxjerrë një bilanc me humbje prej 15 milionë eurosh, ndërkohë që emërimi i administratorëve të tjerë veçse ka ngritur hije dyshimi për një skemë akoma më të sofistikuar. Ndërkohë, caktimi i një administratori të tretë (disa muaj më parë) dyshohet se ishte bërë për të krijuar një tjetër skemë sa më të sofistikuar për të humbur gjurmët, duke qenë se Sevgen njihet si “mjeshtri” i përpilimit të letrave, duke ndryshuar bilance apo duke bashkëpunuar me palën shqiptare.

Veprimet e dyshimta të firmës koncesionare janë shoqëruar edhe me kufizimin e kompetencave të Teutës te “Albchrome”. Në kulmin e skandalit të mjeteve kancerogjene nga fabrika e ferrokromit në Papër, shkodranes i janë hequr disa përgjegjësi, teksa tashmë është larguar përfundimisht, duke vulosur se ajo është shkaktarja e të gjithë skandalit.

Dyshimet janë se veprimet janë bërë në mënyrë për të mbrojtur Teutën, e cila nga ana tjetër ka një mbrojtës të fortë, të cilët negociuan që largimi të ishte në stilin e “dorëheqjeve”, por të kërkuara. Kjo mënyrë erdhi për shkak se Teuta u orientua që të bënte punë (të pista) te kompania Albchrome, e cila brenda disa muajve ka marrë tatëpjetën, me orientim nga sipër, për të zhvatur pasurinë. Deri më sot ia kanë dalë, ndërkohë që institucionet ligjzbatuese dhe ato kontrolluese, kanë mbyllur sytë… /Voxnews/

Etiketa: AlbchromeBulqizekromiTeuta Üstündağ

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mjegulla e dendur përfshin aksin rrugor Tiranë-Peshkopi, vështirësi në qarkullim

09:58 : 10/11/2026
AKTUALITET

Bashkëshorti i zv/guvernatores Holta Zaçaj në skandalin e mbetjeve toksike të Albchrome

14:24 : 09/11/2026
AKTUALITET

Skandali i helmeve në Albchrome/ Prokuroria sekuestroi mbetjet toksike, administratorja largohet në mes të hetimeve

13:53 : 08/11/2026
AKTUALITET

Masakra mjedisore e Albchrome në Elbasan, prokuroria sekuestron 300 tonë pluhur kancerogjen nga Uzina e Ferrokromit

21:08 : 06/11/2026
AKTUALITET

Dyshohet se vrau babanë në Bulqizë, 33-vjeçari punonjës i OSHEE, çfarë thonë banorët

10:46 : 05/11/2026
AKTUALITET

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

19:36 : 04/11/2026

TË GJITHA

Skandalet te Albchrome, ikën Teuta Üstündağ, roli në firmën koncesionare të kromit

15:24 : 29/11/2026

Biznesi kundër privatizimit të tenderave të shëndetësisë: Të ndërhyjë BE

15:21 : 29/11/2026

VIDEO/ Momenti kur policia qëllon deputetin Kliti Hoti

15:11 : 29/11/2026

Policia godet me plumb gome deputetin Kliti Hoti, dërgohet në spital

14:47 : 29/11/2026

Katër autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës, policia zbraz bulevardin nga protestuesit

14:30 : 29/11/2026

Protesta e 28 Nëntorit dhe përdorimi i flamurit si mburojë PR-i nga Policia

14:14 : 29/11/2026

Tensione para Kryeministrisë, policia përdor spraj me piper ndaj protestuesve

14:10 : 29/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com