Kreu i PD-së Sali Berisha nga Spitali i Traumës ka dhënë një deklaratë për mediat.
Berisha tha se policët janë duke u sjellë si kafshë me qytetarët dhe deputetët e opozitës,.
Berisha deklaroi se deputeti i PD-së Kliti Hoti ka marrë një plagë të madhe. Shton se Rama është përgjegjës për tentativën e vrasjes ndaj deputetit demokrat.
Sali Berisha: Policët sillen si kafshë ndaj protestuesve. Rama beson se me një grusht horrash do mund t’ja dalë ndaj qytetarëve, që kërkojnë të drejtat e tyre.
Plaga ka djegie të pazakontë. Doktor Kliti Hoti qëndronte i vendosur dhe i pamposhtur në misionin dhe vendosmërinë e tij.
Rama është përgjegjës personal për këtë tentativë vrasjeje ndaj deputetit të PD-së.
