
Situata gjatë protestës në Tiranë është tensionuar, ndërsa forcat e policisë kanë ndërhyrë me autobot uji për të shpërndarë protestuesit e grumbulluar në Sheshin Skënderbej.
Mjeti i specializuar i policisë ka hyrë në shesh, duke përdorur ujë me presion në drejtim të protestuesve, me qëllim largimin e tyre nga zona.
Ndërhyrja ka ardhur në një kohë kur tubimi në kryeqytet po shoqërohet me tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të rendit.
Ndërkohë, efektivët e policisë vijojnë të qëndrojnë në terren, duke ndërhyrë për shpërndarjen e protestuesve dhe kontrollin e situatës në qendër të Tiranës.
