Përmbysja ndaj Olimpiakosit evidentoi edhe një herë aftësinë e Milanit për të ndryshuar fytyrë gjatë ndeshjes, por nxori në pah edhe disa aspekte ku skuadra e drejtuar nga Amorimi duhet të përmirësohet.
Alesandro Kostakurta, i ftuar në studion e “Skaj Sport”, u ndal pikërisht te vështirësitë që kuqezinjtë hasën në minutat e para të takimit.
Sipas ish-mbrojtësit, skuadra nuk pati një nisje në nivelin e duhur: “Deri në golin e parë vuajti shumë, madje tepër, sipas mendimit tim. Hyrja në ndeshje nuk ishte pozitive”. Një problem që Kostakurta e lidh kryesisht me intensitetin e kundërshtarëve: “Duke rishikuar disa momente të ndeshjes, Milani vuan jashtëzakonisht shumë përballë ritmeve të larta. Kjo ndodh pak a shumë me të gjithë, por besoj se kuqezinjtë mund të bëjnë më mirë”.
Kthesa erdhi edhe falë Hjutçinsonit, i cili arriti të rrisë papritur ritmin dhe rrezikshmërinë e lojës: “Me dy-tre shpërthime individuale, ai i dha jetë sërish Milanit”. Kostakurta theksoi edhe vështirësitë e kundërshtarëve për ta ndalur: “Në një moment të caktuar, nuk arrinin as ta markonin me dy lojtarë, edhe pse përpiqeshin”.
© SYRI.net
Fundi e një epoke, Manuel Neuer zbulon planin te Bayern Mynih
Ndeshja e boksit/ Ja sa fituan Nelson Hysa dhe Agit Kabajel
Ronaldo 'Fenomeni' flet për largimin e tij nga Barcelona më 1997, zbulon arsyenBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: