Sport

Juventus-Como, duel në merkato për Scamacca, Atalanta vendos çmimin

Juventus dhe Como janë në një sfidë në merkaton e transferimeve. Të dy klubet kanë të përbashkët një domosdoshmëri; të sjellin në skuadrat e tyre respektive një qendërsulmues për të plotësuar repartet e tyre ofensive; Fabregas për të menaxhuar më mirë situatën me Kean që është ende i dëmtuar, ndërsa Spalletti prej kohësh ka ngritur zërin për një futbollist të tillë.

Një prej profileve që janë vënë në shënjestër nga drejtuesit e të dy klubeve është ajo e Gianluca Scamacca, qendërsulmues me 1.95 m shtatlartësi dhe me 3 gola të shënuar në 14 ndeshje me Atalantën deri në këtë moment. Por skuadra bergamaske e vlerëson 30 milionë euro duke qenë se 27 vjeçari i shërben Maurizio Sarrit në rotacionet në sulm dhe në rast largimi të futbollistit, ai do të kërkojë një zëvendësues të të njëjtit nivel.

Te Juventusi, Scamacca gëzon mbështetjen e Giovanni Carnevali, i cili e bleu futbollistin në 2017 kur ishte te Sassuolo për 500 mijë euro. Ndërsa te Como, drejtori sportiv Ludi, po monitoron me vëmemdje evoluimin e situatës sepse duke parë gjendjen e Kean, mund të duhet një qendërsulmues italian edhe për kërkesat lidhur me përpilimin e listave