
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ka nisur veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur këtë të diel, më 29 nëntor, pranë Hotel Dajtit në kryeqytet.
Sipas njoftimit të AMP-së, deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, 56 vjeç, dyshohet se është goditur me plumb gome në shpinë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.
Reagimi i plotë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka nisur kryerjen e veprimeve procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur sot, më datë 29.11.2026, pranë Hotel Dajtit.
Në këtë ngjarje, shtetasi Kliti Hoti, 56 vjeç, deputet i Partisë Demokratike, dyshohet se është goditur me plumb gome në shpinë.
AMP mbetet e angazhuar në ushtrimin e kompetencave të saj ligjore për verifikimin dhe hetimin e çdo rasti që lidhet me veprimtarinë e punonjësve të Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e ligjshmërisë dhe përgjegjshmërisë institucionale.