
Protesta e kësaj të diele e nisur prej mesditës, po vijon me tensione. Policia e Shtetit ka shoqëruar në mbrëmje një tjetër protestues të ri pranë Kishës Ortodokse në Tiranë. Disa efektivë të veshur civilë, të shoqëruar nga policë me uniformë, e mbajnë të riun nga gjymtyrët, duke e tërhequr zvarrë përgjatë rrugës. Ndërhyrja e policisë është bërë në prani të disa qytetarëve, të cilët kanë ndjekur nga afër momentin e shoqërimit të protestuesit dhe kundërshtojnë forcat e policisë.