Polici plagosi me plumb gome deputetin demokrat, reagon AMP: Ka nisur hetimi për të zbardhur rrethanat e ngjarjes

29/11/2026 17:00

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka nisur kryerjen e veprimeve procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur sot, më datë 29.11.2026, pranë Hotel Dajtit.

Në këtë ngjarje, shtetasi Kliti Hoti, 56 vjeç, deputet i Partisë Demokratike, dyshohet se është goditur me plumb gome në shpinë.

AMP mbetet e angazhuar në ushtrimin e kompetencave të saj ligjore për verifikimin dhe hetimin e çdo rasti që lidhet me veprimtarinë e punonjësve të Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e ligjshmërisë dhe përgjegjshmërisë institucionale.

Top Channel