Për të dytën ditë radhazi, kamera e Report TV është goditur gjatë ndërhyrjes së policisë në protestën në Tiranë. Këtë të diel, policia hodhi ujë me presion në drejtim të kamerës, ndërsa ekipi po transmetonte drejtpërdrejt pamjet nga protesta.
Një ditë më parë, një bombol gazi lotsjellës e hedhur nga policia në bulevard goditi dhe shkatërroi kamerën e Report TV, ndërsa operatori shpëtoi pa lëndime.
Në protestën e Ditës së Pavarësisë, më 28 Nëntor, gjashtë punonjës të medias u lënduan dhe përfunduan në spital.












Komente
Komento