Pjesa e parë e kryesfidës që javës së 12-të në Premier League, Arsenal-Manchester City, është mbyllur në barazim 1-1.
Londinezët e nisën mirë takimin duke gjetur golin në minutën e 10-të me Kai Havertz, por që u anullua për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 18-të, Jurrien Timber kryen një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Jeremie Doku. Man. City kërkon karton të kuq, por VAR-i e vlerësoi këtë incident si “të papërcaktueshëm”.
Sfida në “Emirates” u zhbllokua në minutën e 34-të, ku Erling Haaland gjeti golin me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës, pas asistit të Josko Gvardiol.
Barazimi i shifrave 1-1 do të vinte në minutën e 40-të, ku pas një krosimi të Christos Tzolis dhe asistit me kokë të Mikel merino, ishte Kai Havertz që mposhti me kokë Gigio Donnarumma-n. Pjesa e parë mbyllet 1-1.







