Një protestues në terapi intensive pas goditjes në protestën e datës 28, mjeku: Ka traumë në kokë

29 Nëntor 2026 | 18:13

Briken Tuçi, i cili mbeti i lënduar gjatë protestës së 28 nëntorit, ndodhet në terapi intensive në Spitalin Universitar të Traumës, ku po mbahet nën monitorimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor.

Në një deklaratë për mediat këtë të diel, një nga mjekët e Spitalit të Traumës bëri të ditur se pacienti ka pësuar traumë në kokë, por aktualisht nuk paraqet indikacion për ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas mjekut, Briken Tuçi qëndron i përgjumur, por reagon ndaj stimulit verbal, si nga personeli mjekësor, ashtu edhe nga familjarët. Gjendja e tij neurologjike dhe parametrat jetësorë po monitorohen në mënyrë të vazhdueshme.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, mjeku sqaroi se pacienti ka pësuar kontuzion, por nuk ka hemorragji.

“Ka kontuzion, por jo hemorragji. Gjithsesi, statusi aktual është i monitoruar me rreptësi, i stabilizuar dhe me parametra totalisht konstantë”, u shpreh mjeku.

I pyetur nëse ekziston mundësia që pacienti të intubohet, mjeku tha se aktualisht janë shumë larg një skenari të tillë.

“Për momentin jemi shumë larg intubimit. Kaq mund të themi”, deklaroi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia marshon në Parkun Rinia dhe rrugët pranë bulevardit, shoqërohet një i ri

Rreth orës 18:00, efektivët e Policisë kanë ndërmarrë një inkursion dhe marshim brenda Parkut Rinia dhe në rrugët pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Në ambientet...
17:59 | 29/11/2026

Protestuesi ngjitet mbi makinën e policisë dhe e godet, efektivët largohen me shpejtësi (VIDEO)

Këto janë pamjet kur një protestues i maskuar ngjitet mbi një automjet të Policisë dhe nis ta godasë atë. Brenda mjetit ndodheshin efektivët e policisë,...
17:46 | 29/11/2026

AMP: Në bashkëpunim me Prokurorinë kemi nisur verifikimet për goditjen e deputetit të PD-së

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave të plagosjes së deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti, gjatë protestës. Përmes një...
17:15 | 29/11/2026