Katër diplomatë të Ambasadës së Iranit në Bosnjë dhe Hercegovinë janë shpallur persona të padëshiruar dhe janë larguar nga vendi gjatë nëntorit 2026.
Sipas raportimeve, ndaj tyre ekzistojnë dyshime për lidhje me aktivitete të inteligjencës në favor të Teheranit. Megjithatë, autoritetet boshnjake, nuk kanë bërë publike arsyet konkrete të këtij vendimi, duke e cilësuar çështjen si të natyrës së sigurisë.
Ky zhvillim vjen pas një vendimi të ngjashëm të marrë në muajit shtator dhe tetor, kur edhe dy ish-drejtues të Institutit Shkencor-Hulumtues iranian IBN Sina në Sarajevë, u konsideruan kërcënim për sigurinë kombëtare.
Bosnja ka pasur edhe precedentë të mëparshëm me diplomatët iranianë. Në vitin 2013, dy përfaqësues të Ambasadës së Iranit, u shpallën persona të padëshiruar për shkak të aktiviteteve që, sipas autoriteteve të saj kohe, nuk përputheshin me funksionin e tyre diplomatik.
Rregulloret në fuqi në Bosnjë, lejojnë shpalljen e diplomatëve persona të padëshiruar, në rastet e ndërhyrjes në punët e brendshme të shtetit apo përfshirës në aktivitete të inteligjencës dhe spiunazhit.


