Antonelli triumfon në Katar, dominon Mercedes me Russell të dytin

Vjen fitorja e dhjetë në karrierë për Andrea Kimi Antonellit, i cili triumfon në Çmimin e Madh të Katarit, në pistën Lusail. Mercedes dominon, me Russell të dytin, por fitorja i shpëton për shkak të mbeturinave në pistë, të cilat ngecin nën makinën e tij.
Piastri kompleton podiumin. Ferrari është shumë prapa dhe po vuan, Hamilton dhe Leclerc janë në vendin e gjashtë dhe shtatë, me Charles që shkakton polemika në fund.
Max Verstappe(Red Bull Racing) e mbyll në vendn e katërt, i ndjekur nga Lando Norris(McLaren). Në vend të tetë renditet Isack Hadjar(Red Bull Racing), ndërsa Top 10 mbyllet nga Liam Lawson(Racing Bulls) dhe Gabriel Bortoleto(Audi).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



