Studenti triumfon në Kupën Pavarësia në volejboll për meshkuj, “leksion” Skënderbeut në finale

29 Nëntor 2026
19:31
Telesport
back button

Ekipi i Studentit u shpall fitues i Kupës Pavarësia në volejboll për meshkuj për vitin 2026. Në finalen e luajtur në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan, kryeqytetasit mundën 3-1 Skënderbeun.

Një ndeshje e komanduar shumicën e kohës nga Studenti, që korr trofëun e parë pas shumë vitsh. Kryeqytetasit fituan 25-20 e 25-22 dy setet e para, por korcarët rihapin ndeshjen, duke fituar 25-18 setin e tretë.

Gjithsesi, në setin e katërt në fushë komandon ekipi i Studentit, ndjeshëm më superior, që shkëputet e fiton 25-15 e krejt takimin 3-1. Një triumf i merituar për Studentin, që udhëheq edhe renditjen e Superligës.

Gjysmëfinale-Meshkuj

Skënderbeu – Ferizaj, 3-1

Studenti – Shkëndija, 3-0

Finale

Skënderbeu – Studenti, 1-3

Lajme të tjera

Lajmet e fundit