Skandal! “One Albania” punëson serbët t’u mbledhin borxhet shqiptarëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.11.2026, 19:30

Qindra abonentë dhe biznese shqiptare të “One Albania” kanë marrë telefonata apo njoftime për borxhe të vjetra 10 deri në 15-vjeçare nga kohët kur operatori quhej AMC, Telekom Albania apo ALBtelecom. Një muaj më parë, Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane (CELS) dha alarmin duke i cilësuar këto kërkesa si skemë zhvatjeje mbi detyrime fiktive.

Borxhmbledhësit dhe lidhjet në Beograd Deri tani, mbledhjen e borxheve të vogla (përfshirë telefoninë celulare dhe mikrokreditë) e ka bërë kompania shqiptare “D&A Fin Partner” e Dritan Abazit nga Fushë-Kruja. Tani, “One Albania” (pjesë e grupit hungarez “4iG”) ka përfshirë kompani nga Serbia.

"ODM Collections” është një kompani e specializuar për borxhe të arkëtueshme me qendër në Beograd (Rruga “Teodora Drajzera”, nr. 34, Savski Venac), e drejtuar nga Marin (Ivan) Gligo. Ka degë në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe tashmë në Shqipëri (“ODMC Albania”).

“VP Law Firm” është studio ligjore në të njëjtën adresë në Beograd, pronë e Dejan Vuković, i njohur në Serbi për kreditë me probleme (NPL), me lidhje të ngushta me qeverinë e Aleksandar Vuҫiҫ, si nënkryetar i Shoqatës për Pronën pranë NALED-it dhe anëtar i grupit të punës për renditjen Doing Business të Bankës Botërore.

Roli i “Arlis Square 21” dhe emrat brenda kompanisë

Në mars 2023, shqiptarja Magdhalini Lena u regjistrua si partnere dhe hapi NIPT-et për “ODMC Albania” sh.p.k. dhe “VP Legal” sh.p.k., fillimisht në ish-Bllok dhe më pas në kompleksin “Arlis Square 21” në rrugën e Kavajës (shkalla 1, kati 7), katër kate mbi zyrat e “One Albania” ku kompania ka blerë rreth 5,000 m² pronë.

Burime nga brenda “One” pretendojnë se Magdhalini Lena vepron si “prestanome” me rrogë dhe ka qenë juriste e Telekomit që nga viti 2017, ndërsa prindërit e saj, Llaqi (shofer te AMC) dhe Klarita (punonjëse protokolli), kanë punuar gjithashtu aty.

Drejtori juridik Ervin Shpori raportohet si personi kyç që ka drejtuar shitjen e borxheve për ALBtelecom, AMC dhe One Albania, bashkë me emra me ndikim si Iris Pekmezi (përgjegjëse për çështje ligjore dhe compliance për 4iG në Ballkanin Perëndimor, bashkëshorte e kreut të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla) dhe Sokol Nela.

Të dhënat e abonentëve dhe prapavija politike

Sipas përshkrimit zyrtar të “ODM Collections Shqipëria”, sistemi i back-office menaxhon rastet në kohë reale nga qendra në Beograd, ku ndodhet databaza e mijëra numrave të abonentëve shqiptarë, individë, familjarë, biznese dhe numra të agjencive shtetërore ose të varura prej shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit