Një grup protestuesish kanë paralajmëruar deklaratë për mediet nga Spitali i Traumës, aty ku vijon të marrë shërbim shëndetësor një pjesë e madhe e tyre që kanë mbetur të plagosur nga plumbat e gomës, gazi lotsjellës dhe uji me presion.
Përmes një mesazhi të shpërndarë në media, studentët njoftojnë deklaratën përpara Traumës në orën 22.00, ndërsa komunikimit të tyre do t’i bashkohen edhe avokatë, që asistojnë rastet e arrestimeve, ndalimeve dhe procedimeve të protestuesve.
Deklarata e tyre me sa duket, vjen pas dhunës së ushtruar në protestën e 28 dhe 29 nëntorit nga ana e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve.
© SYRI.net