Pacienti ankohen se ka mungesë për PET-CT, e mohon Mjekësia Nukleare
Qytetari Berat Dakaj është ankuar se prindit të tij i është pamundësuar të bëj PET-CT menjëherë duke thënë që nga Klinika i kanë deklaruar se ka mungesë materiali. Drejtori i Klinikës së Mjekësisë Nukleare e mohon dhe thotë që s’ka mungesë materiali.
Përmes rrjeteve sociale e bëri të ditur ankesën që ka kundrejt institucioneve shëndetësore publike.
Berat Dakaj tha se prindi i tij nuk arriti ta bënte PET-CT me kohë për shkak se mungesës së materialit siç pretendon ai se iu tha nga stafi i Mjekësisë Nukleare.
Por, më pas këtë shërbim e kishte kryer siç po deklaron ai pas intervencave.
Qytetari, që nuk ishte aktualisht i gatshëm të flas para kamerës, qe shumë i ashpër me sistemin shëndetësor dhe me vështirësit që po përballen pacientët.
Por, të premten pacientë që dolën nga Klinika e Mjekësisë Nukleare treguan se a pati mungesë të materialit a jo.
“Jo jo unë për dy javë e kam ba se një herë i kam pas terapit ama unë e kam ba nuk e di kush paska shpif ashtu”.
Që ka mungesë materiali s’i thanë as një pacienti tjetër ndonëse ky e bëri terminin për prindin e tij.
“Jo jo nuk thanë që kanë mungesë unë terminin e bana edhe shumë shpejt mas dy muje se normal ka pas pritje me 5-6 muaj”.
Mungesën e materialit e ka mohuar Fakir Spahiu, drejtor i Klinikës së Mjekësisë Nukleare.
PET-SCAN erdhi si donacion nga fondacioni ”Jahjga” në vitin 2024 dhe kosot e tij qe 1.5 milion euro.















