Erjon Vishkulli, i riu i cili u plagos në protestën e 24 tetorit, ka reaguar në lidhje tubimin e sotëm. Vishkulli komenton plagosjen e deputetit Kliti Hoti dhe pezullimin e menjëhershëm të efektivit që e qëlloi me plumb gome.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vishkulli ka ngritur shqetësimin për atë që e cilëson si standard të dyfishtë në reagimin e drejtësisë, duke krahasuar trajtimin e rastit të deputetit me atë të qytetarëve të plagosur gjatë protestave.

“Sot pamë se si, kur preket një deputet, reagimi është i menjëhershëm dhe gjendet zgjidhja brenda ditës. Ndërsa ata që kanë goditur qytetarët, që kanë lënë njerëz të plagosur deri në rrezik jete, drejtësia ende nuk ka dhënë përgjigjen që kërkon dhe meriton populli. Pse ka dy standarde? Pse drejtësia lëviz shpejt për disa, ndërsa për të tjerët hesht? Pse ky kompromis i shëmtuar?”, shkruan Erjon Vishkulli. 

“Kur preket një deputet, zgjidhja gjendet brenda ditës”,