Spektakël, gola dhe protesta, Arsenal e Manchester City e mbyllin sfidën në barazim
Roma vazhdon të fitojë në Serie A dhe në sfidën me Monzan i mjaftoi një pjesë e parë perfekte për të arkivuar një fitore të arritur me rezultatin e thellë 4-0.
Verdhekuqtë pritën vetëm 12 minuta për të zhbllokuar rezultatin dhe ishte Malen ai që shënoi duke konkretizuar një kundërsulm me një gjuajtje me të djathtën. Në minutën e 24, holandezi dha asist te Soule në kufi të zonës me argjentinasin që kontrolloi topin dhe me të majtën mposhti Thiam dhe rezultati shkoi 2-0. Menjëherë pas këtij goli Malen kërkoi ndërhyrjen e stafit mjekësor pasi u shkel në tendinë nga Goglichidze, që i shkaktoi gjakderdhje.
Gjithsesi Malen qëndroi në fushë dhe në minutën e 36, Roma shënoi edhe golin e tretë; Kone shërbeu të Soule që me një të majtë nga jashtë zone e dërgoi topin në cepin e portës së Monzës.
Në pjesën e dytë skuadra e Gasperinit më shumë administroi lojën, ndërkohë që Malen që kishte shumë dhimbje u zëvendësua nga Castro. Ky i fundit në minutën e 91 shënoi golin që vulosi fitoren 4-0 të Romës që shkon në 33 pikë duke u kthyer në vendin e dytë me 2 pikë më pak se Lazio kryesuese, ndërsa Monza mbetet me 10 pikë.
Top Channel