Judi Dench bëri shaka për ndërhyrjet estetike në fytyrë: Është tepër vonë për mua, gjithçka ka rënë

Aktorja britanike Judi Dench, 91 vjeçe, nuk ka ndërmend t’i nënshtrohet ndërhyrjeve estetike.
Përgjigjja e saj plot humor ndaj një pyetjeje për kirurgjinë plastike ka bërë për vete publikun.
Në një intervistë për “The Guardian”, një fans e pyeti Dench nëse do ta konsideronte ndonjëherë një ‘lifting’ të fytyrës, që kushton rreth 100 mijë dollarë, të ngjashëm me ndërhyrjen që së fundmi ka bërë Kris Jenner.

“Për mua tashmë është tepër vonë për një lifting të fytyrës; gjithçka më ka rënë”, u përgjigj me shaka ylli i filmave “James Bond”, duke shtuar: “Por, kushdo qoftë Kris Jenner, i uroj gjithë të mirat”.
Përveç pamjes së jashtme, aktorja 91-vjeçare foli edhe për sekretin e jetëgjatësisë së saj, të cilin ia atribuon “kryesisht fatit”.
Sipas saj, rëndësi kanë edhe mundësitë, një familje e dashur dhe miqtë e mirë.
Dench theksoi se e qeshura është jetike, ashtu si optimizmi dhe përpjekja e vazhdueshme për të gjetur gjëra pozitive në jetë.

Kur u pyet se cilat janë përparësitë e hyrjes në dekadën e dhjetë të jetës, ajo u përgjigj shkurt dhe me humor: “Absolutisht asnjë”.
Ndërkohë, Kris Jenner shkaktoi shumë reagime në internet vitin e kaluar, pas ndërhyrjes estetike të kryer nga kirurgu plastik Steven Levine.
Gjatë një daljeje në Paris, disa fansa madje e ngatërruan me vajzat e saj. /Telegrafi/













































