Deputeti demokrat u godit me plumb gome në protestë, reagon Peleshi: Hetim të shpejtë dhe të paanshëm, përgjegjësit të vendosen para ligjit

29/11/2026 22:01

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar pas goditjes së deputetit të Partisë Demokratike me plumb gome, Kliti Hoti, gjatë protestës së zhvilluar këtë të diel në Tiranë.

Peleshi ka kërkuar një hetim të shpejtë, të paanshëm dhe transparent për zbardhjen e rrethanave të incidentit, duke theksuar se çdo person përgjegjës për shkelje duhet të vendoset para ligjit.

Reagimi i Peleshit:

Me keqardhje dhe shqetësim mësova për lëndimin e deputetit Kliti Hoti gjatë protestës së sotme në Tiranë. I uroj shërim të shpejtë dhe i shpreh solidaritetin tim të plotë, atij dhe familjes së tij.

Kërkoj nga organet kompetente, një hetim të shpejtë, të paanshëm dhe transparent për rrethanat e këtij incidenti dhe të çdo lëndimi tjetër të sotëm. Nëse ka pasur shkelje, përgjegjësia duhet vendosur sipas ligjit, kushdo qoftë ai që i ka kryer.

E drejta e protestës paqësore është e garantuar nga Kushtetuta dhe duhet respektuar. Po ashtu, asnjë formë dhune nuk mund të justifikohet.

Top Channel