Insajderi
Lajme

Komuna e Gjilanit thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme, apelon për kujdes

Insajderi
29 November 2026 - 22:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Komuna e Gjilanit thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme, apelon për kujdes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Gjilanit ka njoftuar lidhur me situatën e krijuar pas reshjeve të borës dhe ngricave që janë shkaktuar në rrugë.

Në një njoftim për media, kjo komunë ka bërë të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

“Pas reshjeve të borës, ekipet e mirëmbajtjes dimërore janë angazhuar në terren për pastrimin e rrugëve dhe sigurimin e qarkullimit të automjeteve. Aktualisht, të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Gjilanit janë të kalueshme, ndërsa ekipet vazhdojnë punën në terren sipas nevojës.”, thuhet në njoftim.

Komuna e Gjilanit ka apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark