Një 39-vjeçare është plagosur me mjet prerës nga bashkëshorti i saj, pas një konflikti mes tyre në Divjakë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:00, ndërsa i dyshuari është 45-vjeçari me inicialet L. V.
E plagosura, M. V., është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar.
Policia ka shoqëruar menjëherë 45-vjeçarin në Komisariatin e Divjakës për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.













