E rëndë në Kuçovë, makina përplas për vdekje 55-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.11.2026, 22:42

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në fshatin Perondi të Kuçovës, ku ka humbur jetën një 55-vjeçar. Viktima është identifikuar si Andrea Buçka, banor i zonës, i cili po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një automjet.

Për shkak të plagëve të marra, 55-vjeçari u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Megjithatë, ai nuk arriti t'u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë sapo mbërriti në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e spitalit.

Grupi hetimor ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa dyshimet paraprake janë se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e automjetit. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të përplasjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit