Një konflikt mes një çifti në Divjakë ka përfunduar me plagosjen e një 39-vjeçareje, e cila dyshohet se është goditur me mjet prerës nga bashkëshorti i saj 45-vjeçar.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme.
Të lidhura
None found
Pas marrjes së ndihmës së parë, gruaja është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku do të marrë trajtim të specializuar mjekësor.
Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Divjakës bashkëshortin e saj, shtetasin L. V., 45 vjeç, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.
Rreth orës 19:00, në Divjakë, L. V. dyshohet se, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, M. V., 39 vjeçe, e ka goditur atë me mjet prerës.
39-vjeçarja është dërguar për ndihmë të specializuar shëndetësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar menjëherë 45-vjeçarin në ambientet e Komisariatit të Policisë Divjakë, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.







